Aktualitet

Bien shitjet në Elbasan të gjelave të detit: Njerëzit janë larguar, lekët i harxhojmë me ilaçe

Edhe pse festat janë rreth 3 javë larg, shpresa për t’i shitur të gjithë gjelat është thuajse e shuar.

8 Dhjetor 2022, 15:17 Nga I.A
Bien shitjet në Elbasan të gjelave të detit: Njerëzit
Gjela

ELBASAN- Shitjet e gjelave të detit për fundvit duket se kanë këtë vit. Tregtarët e paktë që kanë mbetur në tregun e shpendëve në Elbasan, kanë deklaruar për Ora News se njerëzit nuk kanë lekë të blejnë gjelin e detit.

 “S'po shesim hiç fare. Këtë popull e ka penalizuar qeveria. Nuk ka shitje fare, ky popull ka ikur,” tha një shitës.

Edhe pse festat janë rreth 3 javë larg, shpresa për t’i shitur të gjithë gjelat është thuajse e shuar.

“Nuk presim të shiten, sepse s’ka njerëz, njerëzit janë larguar. Që në orën 7:00 kam shitur një dhe atë e shita me humbje, sepse aq lekë plotësonte,” tha ai.

Edhe vetë pensionistët thonë se rritja e çmimeve, do ndikoj tek tryeza e fundvitit.

"Jo nuk e përballojmë dot, çfarë do përballojmë ne? Ne s'marrim asnjë gjë. Marim pak kemp, ato i harxhojmë ilaçe 50 mijë lekë nuk mjaftojnë, po çfarë të bëjnë njerëzit?,” thonë të moshuarit.

gjelat e detit

Sondazh

Poll