Sonte mbajini sytë nga qielli, shfaqet “Hëna e Ftohtë”
Hena TIRANË- Sonte do të shohim në qiell Hëna e plotë, ose siç njihet ndryshe ’Hëna e Ftohtë”, e cila...
Sipas raportit të BB-së, Shqipëria është ndër vendet që ka dhe dërgesat më të shtrenjta, sipas vendit të origjinës. Emigrantët shqiptarë që qëndrojnë në Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar përballen me kosto deri në 10% të shumës së dërguar.

Shqipëria vazhdon të jetë ndër vendet në Europë me normë të lartë të parave që dërgohen nga emigrantët. Për 9 mujorin janar-shtator 2022 në Shqipëri kanë hyrë 1.8 mld dollarë remitanca, sipas Bankës Botërore. Shifra është pothuajse sa ajo e 2008-s, viti me vlerën më të lartë të regjistruar që është dërguar në Shqipëri.

Përveç vlerës, Shqipëria është ndër të parat shtete europiane për vendin që paratë e emigrantëve zënë në PBB-në. Deri në shtator, shuma e remitancave zë pothuajse 10% të Prodhimit Bruto të vendit. I njëjti trend vlen edhe për ekonomitë e tjera në zhvillim ose të varfëra, ku ndonëse shuma e dërguar mund të jetë më e vogël se sa në një ekonomi të zhvilluar, pesha ndaj PBB-së është më e madhe.
Sipas raportit të BB-së, Shqipëria është ndër vendet që ka dhe dërgesat më të shtrenjta, sipas vendit të origjinës. Emigrantët shqiptarë që qëndrojnë në Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar përballen me kosto deri në 10% të shumës së dërguar.

Gjithsesi, pikat e transferimit të parave kanë reduktuar me 2% tarifat e dërgesave me qëllim ndihmën ndaj Ukrainës dhe shmangien e dërgesave informale. Ukraina llogaritet të ketë marrë 18.4 mld dollarë ndihmë nga emigrantët e saj deri në shtator 2022, duke e bërë shtetin europian me vlerën më të madhe. Në botë, vendin e parë sipas vlerës, e zë India, me 100 mld dollarë remitanca. Përqindjen më të madhe ndaj PBB-së, e ka shteti afrikan i Tongas, ku remitancat zënë 50%. Gjatë të njëjtës periudhë ka pasur një trefishim të parave që dilnin nga Rusia drejt vendeve si Armenia ose Gjeorgjia, pasi bizneset po tentojnë të zhvendosen jashtë saj, për shkak të sanksioneve të luftës.
Remitancat në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku BB i quan si burim parësor i të ardhurave nga jashtë, u rritën me rreth 5% në vitin 2022, në 626 miliardë dollarë.
Të ardhurat nga remitancat në Europë pritet të rriten me 4.2% në vitin 2023, duke arritur në 75 mld dollarë. Rritja e pasigurisë në lidhje me rrjedhën e luftës së vazhdueshme Rusi-Ukrainë do të jetë shqetësimi kryesor, i nxitur nga një ngadalësim i parashikuar i aktivitetit ekonomik të Europës Perëndimore në mes të inflacionit të lartë./GazetaSi
Hena TIRANË- Sonte do të shohim në qiell Hëna e plotë, ose siç njihet ndryshe ’Hëna e Ftohtë”, e cila...
Gerti Shehu TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, është përfshirë d...
JTI Reporterët pa Kufij, një ndër organizatat më prestigjoze të gazetarëve të gjithë Botën, ka krijuar një...
Taulant Beqirajt VLORË- Sali Zeneli është arrestuar nga policia. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia pasi pas v...
Enkel Demi TIRANË- Gazetari Enkel Demi ka ironizuar largimin e kolegëve të tij në ABCNEËS nga puna. Në një fragment disa...
tre urat PËRMET- Lëvizja e Pikën Kufitare në Përmet është pezulluar. Bëhet me dije se pezullimi ka ard...
Banorët DURRËS- Banorët e Porto Romanos paralajmëruan qeverinë që t'i trajtojë në mënyrë specifike pë...
Moti i keq TIRANË- Java ka nisur me diell, por nuk do të vonojë ardhja e motit të keq. Sinoptikanët parashikojnë që ven...
Gerti Shehu dhe Sali Berisha TIRANË- 31-vjeçari, Gerti Shehu, i cili qëlloi me grusht kryedemokratin Sali Berisha ditën e protest&eum...
Arrestimi i Rildi Kocaj VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për Rildo Kocajn i cili më ...