Aktualitet

Dhunoi Berishën, 5 vite më parë Shehu plagosi rëndë një roje për pultin e televizorit

Sherri mes këtyre dy personave ka nisur për një telekomandë televizori. I riu e kishte marrë pultin pa leje, ndërsa Vladi, pasi mori vesh se kush e kishte marrë i ka kërkuar Shehut, që të largohej nga aty e mos të dukej më në palestrën ku ai ishte i punësuar.

8 Dhjetor 2022, 14:23 Nga A.B
Dhunoi Berishën, 5 vite më parë Shehu plagosi rëndë
Gerti Shehu

TIRANË- Gerti Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha, është përfshirë dhe në të shkuarën në sherre. Pesë vite më parë, në gusht të vitit 2017, Shehu, ka goditur duke i shkaktuar dëmtime të shumta Përparim Vladi, i cili punonte si roje në një palestër, në zonën e Liqenit Artificial.

Sipas Faxnews, sherri mes këtyre dy personave ka nisur për një telekomandë televizori. I riu e kishte marrë pultin pa leje, ndërsa Vladi, pasi mori vesh se kush e kishte marrë i ka kërkuar Shehut, që të largohej nga aty e mos të dukej më në palestrën ku ai ishte i punësuar.

Shehut nuk i pëlqeu reagimi i Vladit, të cilin më pas e qëllon me grushte në fytyrë dhe tullë në kokë, duke i shkaktuar dëmtime dhe hematoma të rënda. Për këtë ngjarje prokuroria e akuzoi Shehun për akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. Në dhjetor të vitit 2017, Gjykata e Tiranës, shpalli fajtor Shehun duke e dënuar atë me 2 milion lekë të vjetra gjobë. 

Shehu ndodhet ende në spitalin e Traumës dhe më pas do të shoqërohet në ambientet e paraburgimit sepse ndaj tij është firmosur urdhërarresti

gerti shehu dhunohet berisha ne proteste përparim vladi

Sondazh

Poll