Aktualitet

Dosja.al, e para media shqiptare që bashkohet me Reporterët Pa Kufij për gazetarinë e besueshme

Dosja.al prej disa ditësh është bërë pjesë e Iniciativës (JTI) si media e parë shqiptare

8 Dhjetor 2022, 13:26 Nga f.g
Dosja.al, e para media shqiptare që bashkohet me Reporterët Pa Kufij
JTI

Reporterët pa Kufij, një ndër organizatat më prestigjoze të gazetarëve të gjithë Botën, ka krijuar një iniciative të re. Journalism Trust Initiative (JTI), ose Iniviativa për Gazetari të Besueshme ka për qëllim të krijojë një standart të ri në mediat e gjithë Botës, të kërcënuara nga lajmet e rreme që shpërndahen me pak ose aspak kontroll në rrjetet sociale apo portale joprofesionale.

Dosja.al prej disa ditësh është bërë pjesë e Iniciativës (JTI) si media e parë shqiptare. Falenderojmë publikisht Reporterët Pa Kufij, zyrat qëndrore në Paris, për mirëbesimin dhe vlerësimin dhe sigurisht që nga ky moment, angazhimi ynë për të ruajtur standartet e JTi do të jetë akoma më i madh.

Bashkëpunimi me Reporterët Pa Kufij vjen në kohën kur sulmet kibernetike nga portalit tonë kanë arritur të agjësojnë faqen kryesore të Facebook dhe të izolojnë përhapjen në faqet rezervë në rrjetet sociale.

Sulmeve me background politik, Dosja.al vendosi të mos u përgjigjet njësoj, por duke ruajtur standartin më të lartë të informimin dhe pavarësinë absolute nga palët politike. Një vendim që u shpërblye me këtë marrëdhënie besimi me një prej organizatat më prestigjoze të gazetarisë në Botë.

Nga ky moment, në faqen kryesore të Dosja.al dhe në fund të çdo lajmi, do të shfaqet logoja e JTI, si një garanci për standartet më të larta të gazetarisë ndërkombëtare.

dosja.al ne jti reporteret pa kufij

Sondazh

Poll