Politike

U sulmua në protestë, Berisha: Rama nxori një frikacak të gjuante, por kauza nuk vdes kurrë, ja vdekje ja liri

Berisha u shpreh se ka qenë Rama ai që ka nxjerrë një kriminel në rrugë që ta sulmojë, referuar Gerti Shehut. 

8 Dhjetor 2022, 13:39 Nga F.M
U sulmua në protestë, Berisha: Rama nxori një frikacak të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se qëndron pas sulmit që iu bë në protestën e 6 dhjetorit. I pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Forumit Rinor të PD-së, Berisha u shpreh se ka qenë Rama ai që ka nxjerrë një kriminel në rrugë që ta sulmojë, referuar Gerti Shehut. 

"Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë! Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë!"- tha Berisha. 

sali berisha kuvendi kombëtar i forumit rinor të pd

Sondazh

Poll