Politike

8 dhjetori, Rama ndan vargjet e Migjenit: Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote

Rama ka ndarë ‘Poezinë e Rinisë’ për rastin e 8-dhjetorit.

8 Dhjetor 2022, 09:10 Nga F.M
8 dhjetori, Rama ndan vargjet e Migjenit: Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote
Foto nga videoja e postuar nga Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur vargjet e poezisë së shkruar nga Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla) për të uruar rininë për ditën e sotme. Në një postim në Facebook, ai ka ndarë ‘Poezinë e Rinisë’ për rastin e 8-dhjetorit. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë. 

Postimi i Ramës:

edi rama lëvizja e studentëve 8 dhjetor 1990

Sondazh

Poll