Politike

Dita Kombëtare e Rinisë, Meta: Sot është koha të ngrihemi sërish për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se kjo lëvizje që vrau frikën e diktaturës 32 vite më parë, duhet që të ngrihet sërish tani për shpopullimin e vendit.

8 Dhjetor 2022, 10:08 Nga I.A
Dita Kombëtare e Rinisë, Meta: Sot është koha të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se kjo lëvizje që vrau frikën e diktaturës 32 vite më parë, duhet që të ngrihet sërish tani për shpopullimin e vendit. Po ashtu, Meta ka deklaruar se është koha për një angazhim historik, për të garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve.

Postmi i Plotë:

Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë! 32 vite më parë Lëvizja Studentore me në krye Azem Hajdarin vrau frikën dhe përmbysi mitin e diktaturës më brutale në kontinent. 8 Dhjetori e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë! Sot kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm kleptokratik është koha për një angazhim historik të të rinjve dhe të rejave në mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë. Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve. Gëzuar 8 Dhjetorin!

ilir meta lëvizja e studentëve 8 dhjetor 1990

Sondazh

Poll