Politike

Përplasjet me Braçen për bujqësinë, Krifca: Nuk e konsideroj opozitë, është vlerë e PS

Ministrja deklaroi se Braçe nuk e ka personale me të por ka kritika ndaj bujqësisë në mënyrë që ky sektor të jetë sa më shumë i zhvilluar.

8 Dhjetor 2022, 13:23 Nga A.B
Përplasjet me Braçen për bujqësinë, Krifca: Nuk e
Frida Krifca

TIRANË- Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka mohuar të ketë mosmarrëveshje mesa saj dhe deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe. Ditën e sotme, e ftuar në 'Euronews Albania', ajo tha se mes saj dhe Braçes nuk ka mosmarrëveshje duke shtuar se këtë të fundit e konsideron si person me vlera në Partinë Socialiste. Më tej ajo shtoi se Braçe nuk e ka personale me të por ka kritika ndaj bujqësisë në mënyrë që ky sektor të jetë sa më shumë i zhvilluar.

“Ne nuk kemi mosmarrëveshje dhe unë nuk e konsiderojë  Braçen si opozitë, e konsideroj si vlerë të rëndësishme pjesë e PS. Patjetër që bujqësia ka shumë problematika të ndryshme dhe nevoja të mëdha. Nuk mendoj se e ka personale me mua por ndaj sektorit dhe dëshirës për të parë më shumë zhvillim në këtë sektor. Ne këtë vit kemi dhënë mbështetjen më të madhe ndonjëherë dhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Është viti më i mirë që ka pasur bujqësia ndonjëherë.”- u shpreh ajo.

frida krifca erion brace

Sondazh

Poll