Dy ditë pasi u sulmua në protestë, Berisha shfaqet në zyrë me syze dielli, pret ish-Presidentin kroat
Kryedemokrati, mësohet t'i ketë thënë kroatit se Shehu është informator i policisë kriminale.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij ish-presidentin kroat Stipe Mesiç. Dy ditë pas sulmit që iu bë në protestë, pasi 31-vjeçari Gerti Shehu e qëlloi me grusht, Berisha i ka rrëfyer kroatit ngjarjen. Kryedemokrati, mësohet t'i ketë thënë kroatit se Shehu është informator i policisë kriminale dhe është përgatitur qëllimisht për të sulmuar atë në protestë.
“Personi i zgjedhur që do më godiste është informator i policisë kriminale, me të cilin është marrë një nga figurat më të zeza të historisë së shtetit shqiptar,”- mësohet të ketë thënë Berisha.
Çfarë ndodhi në protestë?
Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Sondazh
Deputeti konservator "bombardon" ambasadorin Qirko: Qeveria shqiptare duhet të na paguajë për strehimin e shqiptarëve, vijnë si viktima për tu përfshirë në trafiqe
Qirjako Qirko, ambasador LONDER- Një seancë e vështirë është zhvilluar dje në parlamentin britanik ku deputeti Lee Ander...
Dita Kombëtare e Rinisë, Meta: Sot është koha të ngrihemi sërish për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar 8 dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Me a...
Rama vizitë në Azjerbajxhan, takohet me presidentin azer: Bëmë bilancin e ecurisë së marrëdhënieve tona
Edi Rama dhe Ilham Aliyev AZERBAJXHAN- Kryeministri Edi Rama ka bërë një vizitë në Azerbajxhan sot. Me anë të nj&eu...
Dita Kombëtare e Rinisë, Begaj: Të vazhdojmë rrugën tonë drejt Evropës
Bajram Begaj TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Me anë të nj...
8 dhjetori, Rama ndan vargjet e Migjenit: Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote
Foto nga videoja e postuar nga Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur vargjet e poezisë së shkruar nga Migjeni (Millosh Gjergj Nikol...
8 Dhjetori/ 32 vite nga Lëvizja Studentore që solli demokracinë, Dita Kombëtare e Rinisë
8 dhjetor 1990 TIRANË- Sot është 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentë...
Jo vetëm Tirana/ Ka edhe 15 të tjerë "European Capital of Sport”, por Veliaj nuk i përmend
Erion Veliaj TIRANË- Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra. Këtë e di edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj...
S'përmbahet Flamur Noka, flet me tone të ashpra: Nëse do isha pranë Berishës do e kisha kapur për fyti agresorin dhe nuk do e lëshoja
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka nuk është kursyer me komentet e tij për grushtimin e kryedemokrati...
Dhuna ndaj Berishës në protestë, Flamur Noka tregon si e mori vesh lajmin: Ishte një moment i rëndë emocional, erdhën dhe ma thanë...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar sesi e ka marrë vesh lajmin se ishte grushtuar numri një i P...
Bloomberg: "Të huajt" e Evropës ngushëllohen me fjalë të ngrohta, vetëm aq, jo më shumë!
Foto ilustruese TIRANË- Teksa liderët e Bashkimit Europian takuan dje homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin...
