Politike

Dhuna ndaj Berishës në protestë, Flamur Noka tregon si e mori vesh lajmin: Ishte një moment i rëndë emocional, erdhën dhe ma thanë...

Flamur Noka tha se një nga bashkëpunëtorë t e tij e lajmëroi sepse vetë nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur.

7 Dhjetor 2022, 22:04 Nga k.m.
Dhuna ndaj Berishës në protestë, Flamur Noka tregon si e mori
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar sesi e ka marrë vesh lajmin se ishte grushtuar numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha. I ftuar mbërmjen e sotme në emisionin "Open", Flamur Noka tha se një nga bashkëpunëtorë t e tij e lajmëroi sepse vetë nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur.

"Kur ndaloi turma që po vinte nga selia dhe pamë që nuk po vinin. Ka ardhur një nga bashkëpunëtorët e mi në seli dhe më tha ndodhi një ngjarje. Më tha dikush goditi Sali Berishën. Ka qenë një moment i rëndë në aspektin emocional. Nuk është qytetar i thjeshtë si duan ta paraqesin falangat e krimit shtetëror.

Është ish-presidenti i këtij vendi. Është ish kryeministri për dy mandate. Është lideri i opozitës. Do apo nuk do Edi Rama, Sali Berisha është historia e pluralizmit në Shqipëri. U godit. Nuk u godit individi Sali Berisha. U godit partia. U godit opozita shqiptare. Ishte një atentat. Atentat i ngelur në tentativë. Të gjithë rrjedhojat e ngjarjes dje dhe sot e vërtetojë qartësisht këtë,"-tha në fjalën e tij, Noka. 

flamur noka

Sondazh

Poll