Sport

Spanja nuk pret, mbërrin kokëulur në Madrid me gjysmën e ekipit

U larguan nga rezidenca e La Roja në Universitetin e Katarit këtë të mërkurë në orën 9 të mëngjesit për të shkuar në aeroport dhe për të udhëtuar në Madrid, ku sot pasdite u ulën pak më herët se sa pritej. rreth orës 16:00 në Terminalin 4 të aeroportit Barajas .

7 Dhjetor 2022, 17:54 Nga DOSJA
Spanja nuk pret, mbërrin kokëulur në Madrid me gjysmën e

KATAR - Më shpejt se sa pritej, skuadra spanjolle është rikthyer në shtëpi pasi u eliminua nga faza e 16-tshes së Kupës së Botës kundër Marokut. Djemt e Luis Enrique, edhe pse jo të gjithë, u larguan nga rezidenca e La Roja në Universitetin e Katarit këtë të mërkurë në orën 9 të mëngjesit për të shkuar në aeroport dhe për të udhëtuar në Madrid, ku sot pasdite u ulën pak më herët se sa pritej. rreth orës 16:00 në Terminalin 4 të aeroportit Barajas .

Duhet theksuar se disa nga lojtarët kanë qëndruar në Doha për të udhëtuar vetë. Jordi Alba, Asensio, Carvajal, Morata, Koke, Marcos Llorente, Carlos Soler, Robert Sánchez, Azpilicueta dhe Rodri nuk kanë dalë me pjesën tjetër të bashkëlojtarëve. Përveç dy të fundit, ata mund të shiheshin më vonë duke u larguar nga vendi me makina të ndryshme.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll