Sport

Kupa e Botës 2022; Zbulohet sekreti i suksesit të Marokut, morën me vete në Katar prindërit, jo gratë e tyre

Mendoni vetëm për kontrastin! Nga njëra anë të dashurat dhe gratë e yjeve të kombëtareve europianoperëndimore dhe nga ana tjetër prindërit e marokenëve.

7 Dhjetor 2022, 17:16 Nga k.m.
Kupa e Botës 2022; Zbulohet sekreti i suksesit të Marokut, morën
Hakimi dhe e ëma

Kur federata marokene e futbollit njoftoi punësimin e Walid Regraghi më 31 gusht, pothuajse askush nuk i kushtoi shumë vëmendje një vërejtjeje të bërë nga trajneri 47-vjeçar i Kombëtares. 

“Nuk ia dalim dot pa prindërit...”,- ishin fjalët e futbollistit veteran, i cili pasoi Vahid Halilhoziçin në drejtimin teknik të Kombëtares.

Veç se Regraghi u kujdes që të tregonte së shpejti atë që donte të thoshte, pasi me sugjerimin e tij federata mbuloi shpenzimet e familjeve të futbollistëve, për t'i pasur pranë tyre në ndeshjet e Botërorit...

Mendoni vetëm për kontrastin! Nga njëra anë të dashurat dhe gratë e yjeve të kombëtareve europianoperëndimore dhe nga ana tjetër prindërit e marokenëve. E megjithatë një nga imazhet më të fuqishme deri tani në Kupën e Botës ishte ajo e Ashraf Hakimit që u ngjit në tribunë për të përqafuar dhe puthur nënën e tij pas fitores 2-0 ndaj Belgjikës që i hapi rrugën kualifikimit të mëtejshëm...

Nëna pastronte shtëpitë në Madrid, në mënyrë që djali i saj të realizonte ëndrrat e tij dhe tani ajo po përjeton momentet e krenarisë, ndaj edhe pamjet janë bërë virale. Familja Hakimi ishte në qendër të interesit pas triumfit ndaj belgëve, por tashmë pas kualifikimit ndaj Spanjës dhe prezencës së parë të një skuadre arabe në fazën çerekfinale të Botërorit, histori të tjera familjare po dalin në sipërfaqe dhe po zbulohen nga mediat. 

“Për të gjitha vitet që ishte futbollist apo trajner nuk kisha udhëtuar kurrë për ta parë. Unë jetoj në Francë prej 50 vitesh dhe Kupa e Botës është ngjarja e parë për të cilën u largova nga Parisi”, tha Fatima Regraghi, nëna e trajnerit, për stacionin televiziv Arriadia.

Në përgjithësi, prindërit e futbollistëve janë bërë... yje për rrjetet televizive të botës arabe, megjithatë kushdo që flet përtej emocionit që ata shprehin për pasardhësit e tyre. Dhe e gjithë kjo po ndodh në një ekip ku 14 nga 26 lojtarët e tij nuk kanë lindur në Marok, por në vende të ndryshme (Francë, Belgjikë, Spanjë, Holandë, Gjermani).

Ky detaj kishte bërë që shumë njerëz të besonin se klima brenda ekipit nuk do të ishte më e mira e mundshme... E megjithatë ka ndodhur pikërisht e kundërta me marokenët në diasporë që janë treguar edhe më... fanatikë për ekipin e tyre.

“Djali im ka lindur në Holandë dhe atje ka gjithçka, por gjaku ynë është maroken”, ka shpjeguar babai i sulmuesit Zakaria Abouhlal për të plotësuar babain e mesfushorit Bila El Khanous, “ai mund të luante për Belgjikën, por zemra ai. Zgjodhi Marokun”.

Dhe nëse pasditen e së shtunës marokenët i shtojnë një hallkë tjetër zinxhirit të rezultateve të tyre të pamundshme në Katar, duke përjashtuar edhe Portugalinë, padyshim që do të bëhen të njohura histori të tjera familjare...

hakimi kupa e botes katar 2022

Sondazh

Poll