Sport

“Ishte faza më e mirë e ndeshjeve në grupeve, në historinë e Kupës së Botës”…

Gianni Infantino sot ka bërë një analizë të shkurtër për ecurinë e Botërorit “Katar 2022” në mediat e FIFA-s.

7 Dhjetor 2022, 15:31 Nga DOSJA
“Ishte faza më e mirë e ndeshjeve në grupeve, në

KATAR - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha të mërkurën, se faza e ndeshjeve në grupe të Kupës së Botës në Katar "ishte më e mira në histori dhe një sukses fantastik".

“I pashë të gjitha ndeshjet dhe e them shumë qartë, se kjo ishte faza më e mirë e grupeve në historinë e kupave të botës. Gjë që e bën shumë premtuese atë që mbetet për të luajtur në këtë Botëror”,- tha presidenti i FIFA-s për mediat e qeverisë së futbollit botëror.

Gianni Infantino theksoi gjithashtu se “lojërat ishin shumë cilësore, në stadiume përrallore, me një audiencë fantastike”, ku FIFA llogarit se ndeshjet u ndoqën mesatarisht nga 51 mijë shikues për ndeshje.

“Përveç kësaj, më shumë se dy milionë njerëz qarkullojnë në rrugët e Dohas. Të gjithë së bashku, duke mbështetur ekipet e tyre... Një atmosferë fantastike, gola madhështor, emocione të pabesueshme dhe disa surpriza”,- vuri në dukje Infantino, i cili u shpreh “i sigurt se do të arrijë 5 miliardë shikues” deri në fund të Botërorit.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll