Sport

Meksika gati ta shpallë Leo Messin ‘non grata’, Partia e Rilindjes po përgatit letrat...

Kërkesa bazohet në një video të rrjedhur në rrjetet sociale, ku ylli argjentinas vendos këmbët mbi një fanelë të kombëtares meksikane në dyshemenë e dhoma e zhveshjes, pas fitores së Argjentinës ndaj Meksikës

7 Dhjetor 2022, 16:05 Nga DOSJA
Meksika gati ta shpallë Leo Messin ‘non grata’, Partia e

MEKSIKE - Deputetja nga partia ‘Morena’ që drejton Meksikën, Maria Clemente Garcia, propozoi të mërkurën në Dhomën e Deputetëve, që Lionel Messi të shpallet “persona non grata” në Meksikë, pas gjestit të një ndeshjeje të 26 nëntorit, ku Argjentina fitoi 2-0 në Kupën e Botës në “Katar 2022”.

Arsyetimi i Garcias, anëtare i Lëvizjes Kombëtare të Rilindjes (‘Morena’), partia e presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, bazohet në videon e rrjedhur në rrjetet sociale, ku Messi vendos këmbët mbi një fanelë një të kombëtares meksikane në dyshemenë e dhoma e zhveshjes, pas fitores së Argjentinës ndaj Meksikës në fazën e ndeshjeve në grupe të Kupës së Botës në Katar.

“Dhoma e Deputetëve të Kongresit të Meksikës i kërkon Ministrinë e Punëve të Jashtme të lëshojë deklaratën përkatëse, për të shpallur persona ‘non grata’ brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës shtetasit me kombësi argjentinase dhe spanjole, Lionel Andres Messi Cuccitini, për shkak të përbuzjes së tij të dukshme dhe mungesës së respektit ndaj Meksikës, çka u vërejt gjatë Kupës së Botës, të shtunën  e 26 nëntor 2022”, thuhet në dokument.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll