Sport

Grabitja e shtëpisë së sulmuesit Sterling, policia britanike arreston dy persona…

Raheem Sterling u largua nga Katari dhe udhëtoi për Angli kur mori vesh lajmin. Kujtojmë se sulmuesi i Chelseas ende nuk është kthyer në Katar dhe nuk dihet nëse do ta bëjë një gjë të tillë.

7 Dhjetor 2022, 16:27 Nga DOSJA
Grabitja e shtëpisë së sulmuesit Sterling, policia britanike

ANGLI - ‘SkySports’ raporton herepashere, lajme në lidhje me grabitjen në shtëpinë e Raheem Sterling, sulmuesit të Chelsea dhe kombëtares angleze, ngjarje e cila që u zhvillua të dielën e kaluar.

Anësori i “Tre Luanëve” braktisi kampin e britanikëve, për të qëndruar pranë familjes, ndërkohë u përfol dhe grabitësit kanë vjedhur objekte me vlerën e disa qindra mijëra eurosh. Sipas asaj që raportoi mediumi britanik, policia sot ka arrestuar dy persona nën akuzën e tentativës për vjedhje.

Raheem Sterling ishte pjesë e kombëtares angleze, por u largua nga Katari dhe udhëtoi për Angli kur mori vesh lajmin. Kujtojmë se sulmuesi i Chelseas ende nuk do kthehet në Katar derisa familja e tij është e sigurtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll