Bota

Kërcënim për bombë në nëntë shkolla të Shkupit dhe ndërtesën e Bankës Popullore

Nga MPB thonë se pas marrjes së denoncimeve, menjëherë kanë filluar me realizimin e kontrolleve të nevojshme.

7 Dhjetor 2022, 15:12 Nga I.A
Kërcënim për bombë në nëntë shkolla të
Policia maqedonase

SHKUP- Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut njofton se edhe sot ka pasur kërcënime për vendosje të bombave në nëntë shkolla të Shkupit. Si dhe për herë të parë është kërcënuar edhe objekti i Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut. Nga MPB thonë se pas marrjes së denoncimeve, menjëherë kanë filluar me realizimin e kontrolleve të nevojshme.

“Sot (07.12.2022) rreth datës 09.45 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të 9 shkollave të mesme në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivëve. Pas pranimit të denoncimit, nga policia janë marrë masa për sigurinë e evakuimit të shkollave dhe në rrjedhë janë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për pastrimin e rasteve. Gjithashtu, sot, rreth orës 10.10 dhe nga BPRM-ja është denoncuar se në adresën elektronike të tyre është dërguar kërcënim për vendosje të eksplozivëve. Menjëherë janë marrë masat për evakuim të sigurt dhe në rrjedhë janë kontrollet antiterroriste”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

policia maqedonase alarm per bombe ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll