Bota

Mori pjesë në protestë, studentja iraniane dënohet me një vit burg dhe 74 rrahje me kamxhik

Fatemeh Gorji, 23 vjeçe, është studente master në inxhinieri kimike në drejtimin mjedisor në Universitetin e Semnanit.

7 Dhjetor 2022, 15:01 Nga I.A
Mori pjesë në protestë, studentja iraniane dënohet me
Fatemeh Gorji

IRAN- Në ditën e 82-të të kryengritjes mbarëkombëtare të popullit iranian, u raportua se Fatemeh Gorji, një studente e inxhinierisë kimike në Universitetin e Semnanit, ishte dënuar me një vit burg dhe 74rrahje me kamxhik. Fatemeh Gorji, 23 vjeçe, është studente master në inxhinieri kimike në drejtimin mjedisor në Universitetin e Semnanit.

Rrugës për në konvikt më 14 tetor, oficerët e inteligjencës së Semnanit e arrestuan dhe i vendosën pranga dhe i lidhën sytë. Ajo u mbajt në izolim, me sy të lidhur për disa kohë.

fatemeh gorji

Sondazh

Poll