Bota

Sekuestrohen 4.6 ton kokainë, droga do shkonte në Evropë, u ndalua në Sierra Leone

Anija u kap më 30 nëntor në një operacion të përbashkët nga Franca, Brazili, Britania e Madhe dhe SHBA.

7 Dhjetor 2022, 14:28 Nga F.M
Sekuestrohen 4.6 ton kokainë, droga do shkonte në Evropë, u
Anija

BRAZIL- 4.6 ton kokainë me vlerë më shumë se 150 milionë euro është kapur nga në brigjet e Sierra Leone. Europol njofton se anija, e cila ishte nisur për në Evropë, u kap më 30 nëntor në një operacion të përbashkët nga Franca, Brazili, Britania e Madhe dhe SHBA.

“Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se cilat palë kriminale fshihen pas këtij rasti në të dyja anët e oqeanit,”- tha Europol.

Agjencitë e Bashkimit Evropian paralajmëruan në maj se Evropa është bërë një qendër kryesore për prodhimin dhe dërgimin e kokainës në rajone të tjera të botës.

Autoritetet pjesëmarrëse 

Brazil: Policia Federale (Polícia Federal)

Francë: Policia Kombëtare (Police Nationale – OFAST), Marina Kombëtare (Marine Nationale)

Mbretëria e Bashkuar: Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) 

Shtetet e Bashkuara: Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës (SHBA DEA) 

Europol: Qendra Evropiane e Krimit të Organizuar të Rënda 

Qendra e Analizës dhe Operacionit Detar – Narkotikë (MAOC – N)

4.6 ton kokaine ne brazil

Sondazh

Poll