Bota

Serbi-Kosovë, Abazoviç i prerë: S'ka alternativë tjetër veçse DIALOGUT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se qytetarët e Ballkanit duan pajtim dhe jo konflikte.

7 Dhjetor 2022, 13:44 Nga A.B
Serbi-Kosovë, Abazoviç i prerë: S'ka alternativë
Dritan Abazoviç

BRUKSEL- Në sesionin e diskutimeve që u zhvillua dot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës, Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se qytetarët e Ballkanit duan pajtim dhe jo konflikte. Ai foli edhe për zgjidhjen e çështjes së tensioneve në Kosovë. Sipas Avazoviç, nuk ka alternativë tjetër për të zgjidhur këtë konflikt, veçse dialogut.

“Nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut. Ne nuk e njihnim njëri-tjetrin më parë por kur komunikon dhe ndan idetë nis të ndryshosh marrëdhëniet edhe në mënyrë politike. Për mua dialogu përmes Ksoovës dhe Serbisë nuk ka alternativë tjetër. Dhe të gjitha këto çështje të tjera që kanë nisur kohët e fundit do të luftoheshin edhe përmes luftës kundër korrupsionit. Më pak korrupsion, më pak nacionalizëm. Së dyti lëvizshmëria e njerëzve. Vetëm kështu i pajton njerëzit. Nëse do të krijosh konflikt atëherë vendos barriera. Unë jam i bindur se përqindja më e madhe e njerëzve të Ballkanit Perëndimor duan pajtim dhe jo konflikte”, tha Abazoviç.

dritan abazoviç rama ne bruksel

Sondazh

Poll