Bota

"Po përsëritet"/ Papa Françesku: Lufta në Ukrainë si historia e shfarosjes së hebrenjve

Në prologun e një libri që sapo është botuar me thirrjet e tij për paqe në Ukrainë, Papa inkurajon të vazhdojmë të lutemi me këmbëngulje për paqen në Ukrainë, vërtet pa u lodhur, nuk duhet të mësohemi me këtë luftë si asnjë tjetër

7 Dhjetor 2022, 13:41 Nga a.l
"Po përsëritet"/ Papa Françesku: Lufta në
Papa Françesku

UKRAINË- Papa Françesku përkujtoi përvjetorin e 'Operacionit Reinhardt' në Luftën e Dytë Botërore. Ai tha se historia përsëritet në Ukrainë kur kujton përvjetorin e të ashtuquajturit "Operacioni Reinhard", emri i koduar i planit sekret që nazistët filluan në Luftën e Dytë Botërore për të shfarosur hebrenjtë.

“Të hënën e kaluar, Qendra për Marrëdhëniet Katolike-Hebraike e Universitetit Katolik të Lublinit përkujtoi përvjetorin e 'Operacionit Reinhardt' , i cili çoi në shfarosjen e pothuajse dy milionë viktimave , kryesisht me origjinë hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Le të frymëzojë kujtimi i kësaj ngjarje të tmerrshme tek të gjithë synimet dhe veprimet në favor të paqes. Historia përsëritet, përsëritet, ne shohim se çfarë po ndodh tani në Ukrainë”, tha ai.

Sipas mediave të huaja, Papa e mbylli fjalën e tij, duke ngushëlluar të gjithë ata që janë prekur nga brutaliteti i luftës dhe veçanërisht për Ukrainën martire.

Në prologun e një libri që sapo është botuar me thirrjet e tij për paqe në Ukrainë, Papa inkurajon të vazhdojmë të lutemi me këmbëngulje për paqen në Ukrainë, vërtet pa u lodhur, nuk duhet të mësohemi me këtë luftë si asnjë tjetër. /Dosja.al

papa françesku lufta ne ukraine

Sondazh

Poll