Bota

“Boll Ma”, Kosova nesër marshon kundër vrasjes së grave, dhunimit e abuzimit

Në njoftimin për këtë organizim bëhet thirrje që të mos heshtën apo fshihen rastet e dhunës apo abuzimit ndaj grave, por që të luftohen dhe raportohen.

7 Dhjetor 2022, 12:24 Nga I.A
“Boll Ma”, Kosova nesër marshon kundër vrasjes së
Postimi

KOSOVË- Një marshim do të bëhet nesër në mesditë në Prishtinë. Më 8 dhjetor në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të organizohet marshim kundër abuzimit, seksizmit, dhunimit, mizogjenisë dhe vrasjes së grave. Ky organizim do të bëhet nga “Artpolis” me thirrjen “Bolla Ma! Abuzimi nuk fshihet brenda mureve”. Në njoftimin për këtë organizim bëhet thirrje që të mos heshtën apo fshihen rastet e dhunës apo abuzimit ndaj grave, por që të luftohen dhe raportohen.

Njoftimi i Plotë:

 #Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve “Boll Ma! Abuzimi nuk fshehët brenda mureve” i dedikohet vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara, të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë viktima të abuzimit seksual, fizik, emocional dhe ekonomik. “Boll Ma!…” është një thirrje për të ndaluar abuzimin ndaj grave brenda e jashtë mureve, në hapësira publike e private. Mosraportimi, heshtja dhe fshehja e rasteve riprodhon strukturat e patriarkatit. “Boll Ma!…” synon të jetë zëri i revoltës që tenton të sfidojë e dënojë mizogjeninë, racizmin, seksizmin, diskriminimin, abuzimin dhe dhunën në të gjitha format e saj. “Boll Ma!…” heshtja nuk është zgjidhje. Raportimi dhe luftimi i fenomeneve të tilla na afron drejt barazisë sociale e gjinore. Më 8 dhjetor 2022, në ora 12:00-13:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ju ftojmë të na bashkoheni në marshimin kundër abuzimit, seksizmit, dhunimit, mizogjenisë, e vrasjes së grave! 

marshim ne kosove

Sondazh

Poll