Bota

DETAJE/ Goditja e rrjetit terrorist në Gjermani, sulmi në Bundestag! Kë planifikuan të vendosnin Ministre të Brendshme?

Mes 25 personave që funksiononin si grup terrorist, e arrestuar është edhe një grua me shtetësi ruse, Vitaliya B. 

7 Dhjetor 2022, 11:43 Nga a.l
DETAJE/ Goditja e rrjetit terrorist në Gjermani, sulmi në Bundestag!
Gjermani

GJERMANI- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni antiterrorizën në Gjermani. Mediat e huaja bëjnë me dije se mes 25 personave që funksiononin si grup terrorist, e arrestuar është edhe një grua me shtetësi ruse, Vitaliya B. 

Sipas prokurorëve federalë, grupi terrorist ka planifikuar edhe një sulm në Parlament në Bundestag. Ndër të tjera, prokuroria ka deklaruar se Anëtarët e lëvizjes “Qytetarët e Rajhut” dyshohen se bënë përgatitje për të hyrë me forcë në parlamentin gjerman me një grup të vogël të armatosur. Dyshohet se grupi kishte planifikuar, ë sulmonte edhe ndërtesën e Reichstag-ut dhe të rrëzonte qeverinë federale dhe më pas të merrte pushtetin. Sipas mediave të huaja, organizata kishte vendosur gjithashtu se kush do të mbante poste të rëndësishme ministrore në kohën kur ata të 'merrnin pushtetin'. 

Në krye të grupit ishte një qytetar i Rajhut 71- vjeç i cili vetëquhej si princ Heinrich XIII. Në vitin 2019, për shembull, ai u shfaq si folës në Forumin Worldweb në Zvicër, duke shpjeguar se Republika Federale nuk ishte një shtet sovran, por ende kontrollohej nga Aleatët. Në funksion të përpjekjes për të marrë pushtetin, grupi do të kishte krijuar një qeveri hije ku Birgit Malsack-Winkemann, një ish-anëtare e AfD-së, e cila është ndër personat nën hetim, do të ishte emëruar në Ministrinë e Drejtësisë. Gruaja ka punuar si gjyqtare në Berlin që nga largimi i Bundestagut vitin e kaluar./ Dosja.al

ekstremistet ne gjermani gjermani birgit malsack-winkemann

Sondazh

Poll