Politike

Cili do të jetë reagimi i opozitës pas sulmit ndaj Berishës? Luçiano Boçi tregon planin

Boçi thotë se aksioni politik vijon.

7 Dhjetor 2022, 08:08 Nga F.M
Cili do të jetë reagimi i opozitës pas sulmit ndaj Berishës?
Blendi Fevziu dhe Luçiano Boçi

TIRANË- Opozita do të ruajë qetësinë dhe toruan, por do të vijojë me aksionin politik. Kështu u shpreh Luçiano Boçi kur u pyet se cili do të jetë reagimi i opozitës pas grushtimit të kryedemokratit Sali Berisha, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në protestën e Opozitës.

“Opozita ruan toruan e saj, qetësinë e saj. Do të vazhdojë aksionin politik. Sigurisht, protestat janë axhendë e ditës. Me organizimet e tjera, aq më tepër është futur dhe në një fushatë zgjedhore dhe do shmangë çdo lloj provokimi të kësaj natyre për t’u tërhequr në një përplasje të dhunshme dhe për t’i dhënë argumente regjimit të Edi Ramës për të justifikuar sundimin e tij. Jemi shumë të qartë në veprimet tona. Sigurisht do të shkojmë deri në mosbindje civile duke shfrytëzuar të gjitha ato elementë… Do shkojmë në të gjitha elementet e aksionit politik që ka si instrumente politika,"- u shpreh Boçi.

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

dhunohet berisha ne proteste luciano boci blendi fevziu

Sondazh

Poll