Bota

'U tmerruam'/ Qytetari flet pas shpërthimeve të njëpasnjëshme në Veri të Kosovës

Blerim Zhubi ka kërkuar nga shteti e sidomos nga institucionet e sigurisë që t’ia garantojnë sigurinë.

7 Dhjetor 2022, 10:23 Nga a.l
'U tmerruam'/ Qytetari flet pas shpërthimeve të
Blerim Zhubi

KOSOVË- Një qytetar shqiptar që jeton në pjesën veriore të Mitrovicës, Blerim Zhubi ka reaguar pas shpërthimeve të ndodhura ditën e djeshme në Veriun e Kosovës. Ai tregon se janë frikësuar shumë pas shpërthimeve, ndërsa theksoi se është shpërngulur nga shtëpia e tij në pjesën jugore për të qenë i sigurt. Ai thekson se edhe shumë familje të tjera shqiptare kanë vepruar po njeësoj pasi ndihen në rrezik. 

Ata janë të traumatizuar nga shpërthimet. Ka ndodh tërheqja e njëkohësisht më ka thirr shoqja që kanë shperthy disa bomba. Kur kemi dalë para banesës ka qenë full full me popullatë serbe, ka dasht Zoti i madh nuk na kanë pengu. Policia e Kosovës në urën e Ibrit janë polici fiktive që nuk kanë të drejtë me bo as një hap”, ka thënë ai, teksa ka kërkuar ndihmë nga institucionet e vendit.

Zhubi ka kërkuar nga shteti e sidomos nga institucionet e sigurisë që t’ia garantojnë sigurinë.

Ose të na tregojnë e të kërkojmë azil politik, sepse jemi lodhur se 23 vjet”, ka thënë ai.

Ditën e martë më datë 6 dhjetor 2022, në Veriun e Kosovës ka pasur shpërthime, pasi serbët lokalë nuk po pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dhjetorit. Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës blerim zhubi

Sondazh

Poll