Bota

VIDEO/ Kaos në rrugët e Greqisë, komuniteti rom proteston për plagosjen e 16- vjeçarit, sulmohen 10 efektivë policie

Romët kanë sulmuar 10 policët që janë përpjekur t'i neutralizojnë dhe shpërndajnë ata duke përdorur granata. 

7 Dhjetor 2022, 10:11 Nga a.l
VIDEO/ Kaos në rrugët e Greqisë, komuniteti rom proteston
Greqi

GREQI- Komuniteti rom në Mendi të Greqisë është ngritur në protesta ditën e djeshme. Arsyeja e revoltës është plagosja e 16- vjeçarit në Selanik nga policia disa ditë më parë teksa u kap duke vjedhur në një pikë karburanti. Sipas mediave greke, romët kanë sulmuar 10 policët që janë përpjekur t'i neutralizojnë dhe shpërndajnë ata duke përdorur granata. 

Nga 10 policët e plagosur, gjashtë janë goditur me sende të ndryshme të hedhura ndaj tyre nga romët dhe katër nga predha. Romët u mblodhën mbrëmjen e djeshme në rrugën Mornou në zonën e Aulizës, ndezën zjarre dhe hodhën sende ndaj forcave të policisë të pranishme në zonë.

Policia përdori granata për të neutralizuar ata dhe bëri dy arrestime./ Dosja.al

plagoset i mituri ne selanik proteste ne greqi

Sondazh

Poll