Bota

Terror në Spanjë, dy trena përplasen 'kokë më kokë', mbi 150 persona të plagosur

. Zyrtarët nuk dhanë detaje mbi natyrën e lëndimeve, por mediat lokale thanë se askush nuk ishte lënduar rëndë.

7 Dhjetor 2022, 10:08 Nga I.A
Terror në Spanjë, dy trena përplasen 'kokë më
Trenat e perplasur

SPANJË- Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën në periferi të Barcelonës, thanë shërbimet e urgjencës. Përplasja ndodhi rreth orës 08:00 me kohën lokale në një stacion në rajonin verilindor të Katalonisë të Spanjës.

Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën derisa njëri ishte i parkuar në stacion. Ende është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti. Zyrtarët e urgjencës thanë se përplasja ndodhi në stacionin “Montcada i Reixac – Manresa”, rreth 12 km nga qendra e qytetit.

Ata shtuan se 150 persona ishin lënduar lehtë, ndërsa pesë të tjerë janë "në gjendje pak më të rëndë". Nga këta pesë, tre janë transferuar në spital. Disa linja të trenave u ndërprenë për një kohë të shkurtër për shkak të aksidentit.

perplasen trenat ne spanje

Sondazh

Poll