Bota

Në prag të zgjedhjeve/ Shtohen tensionet në Veri të Kosovës, dyshimet për shpërthimet e njëpasnjëshme në zyrën e KKZ-së

Në vendngjarje shkuan policia dhe EULEX. Ekipet e policisë kanë shkatërruar një bombë dore që ishte brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

7 Dhjetor 2022, 09:17 Nga a.l
Në prag të zgjedhjeve/ Shtohen tensionet në Veri të
Shpërthimet në veri të Kosovës

KOSOVË- Shpërthimet e njëpasnjëshme në një objekt ku punonte Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut kanë shtuar tensionet. Dyshimet lidhur me inicidentet e përsëritura, janë zgjedhjet e pjesshme për 4 komuna që do të mbahen më 18 dhjetor., të cilat mesa duket po tentohen të ndalohen. Disa zyrtarë zgjedhorë  shkuan ditën e djeshme në ndërtesën e komunës së Zubik Potokut, të shoqëruar nga trupat policore.Por rreth orës 17:00 u dëgjuan disa shpërthime, në këtë objekt. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha se “në veri të vendit, individë të maskuar kanë sulmuar zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë me bomba shokuese dhe të shtëna në ajër”. 

Pas këtij reagimi, rreth orës 18:00 pati sërish një shpërthim në Mitrovicë të Veriut. Në vendngjarje shkuan policia dhe EULEX. Ekipet e policisë kanë shkatërruar një bombë dore që ishte brenda zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

Burime nga mediat kosovare bëjnë me dije se, pas këtyre incidenteve, reagoi përsëri Policia e Kosovës, e cila përmes një komunikate për media tha se raportimet e përfaqësuesve të të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Serbisë janë të pavërteta dhe tendencioze të cilët kanë për qëllim dëmtimin dhe ataktimin e profesionalizimit, legjitimitetit të Policisë së Kosovës. Sa i përket gjendjes në terren, policia njoftoi se ajo është e stabilizuar.

Dëmtime të zyrave të komisionit zgjedhor komunal në Mitrovicë Veri janë bërë nga persona/grupe të dyshuar/a të maskuar, të dhunshëm të cilët kanë përdor mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav” – thuhet në deklaratë.

Shpërthim u raportua edhe rreth orës 20:30 pati sërish një shpërthim në Mitrovicën e Veriut. Madje këtë herë shpërthimi ndodhi pranë policisë dhe gazetarëve që ishin duke e ndjekur ngjarjen. Më pas gazetarët u larguan për arsye sigurie. Rruga që të çon në drejtim të objektit të KKZ-së u mbyll dhe nuk lejohej qarkullimi nga policia.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll