Aktualitet

Sulmoi Berishën, mjeku i Shehut: Sali është profesori im, Gertin e kam pacient

Po ashtu ai ka theksuar se arsyejq që nuk është shkruar diagnoza në dokument, është pasi nuk mund të bëj publike të dhëna konfidenciale të pacientit.

7 Dhjetor 2022, 11:19 Nga I.A
Sulmoi Berishën, mjeku i Shehut: Sali është profesori im, Gertin
Sadik Lala

TIRANË- Mjeku psikiatër Sadik Lala i 31-vjeçarit Gert Shehu, ka deklaruar se ka qenë student i Sali Berishës. Me anë të një postimi në Facebook, Lala shkruan se dokumenti që ka dalë në media për Shehun është i lëshuar nga ai dhe është më vulë e firmë. Po ashtu ai ka theksuar se arsyejq që nuk është shkruar diagnoza në dokument, është pasi nuk mund të bëj publike të dhëna konfidenciale të pacientit.

Postimi i Plotë:

Të dashur miq realë dhe virtualë! Kënaqësi të kontaktoj me ju pas shumë kohësh, por edhe i hidhëruar për dy arësye.
Së pari i uroj nga zemra Profesorit tim të nderuar Z. Berisha; të gëzojë shëndet dhe i uroj rikuperim të shpejtë. Po ashtu si mjek dhe qytetar, të njëjtën gjë i uroj edhe pacientit tim Gert Shehu. Mendoj se çdo njeri me një mendje të arsyeshme bie dakord se këto incidente të dhunshme nuk do të dëshironte të ndodhnin kurrë, por ja që ndodhin. Duke marrë shkas nga shumë deklarime të bëra në media të ndryshme për këtë rast, ndjej përgjegjësinë profesionale dhe qytetare të sqaroj shkurtimisht për sa më poshtë:
1. Dokumenti mjekësor ( është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici )
Ky vërtetim është një dokument autentik i lëshuar nga unë , i cili ka numër regjistri , datë, firmë, vulë time personale dhe vulën e klinikës.
2. Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë : “ Lutemi mos hezitoni të kontaktoni në se kërkohen të dhëna më të hollësishme”. Ky koment nënkupton detyrimin të japim të dhëna të detajuara VETËM për institucionet e përcaktuara me ligj.
3. Arsyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza, është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit.

 

Çfarë ndodhi dje?

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

sadik lala gert shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll