Politike

Boçi tregon cila është gjendja e Sali Berishës pas sulmit: Ka një çarje poshtë syrit

Boçi u shpreh se kreu i PD gëzon shëndet të plotë dhe se e ka tejkaluar çdo gjë me kurajo.

6 Dhjetor 2022, 23:17 Nga I.A
Boçi tregon cila është gjendja e Sali Berishës pas sulmit:
Luciano Boci

TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka treguar se cila është gjendja shëndetësore e kryedemokratit Sali Berisha pas sulmit në protestë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Boçi u shpreh se kreu i PD gëzon shëndet të plotë dhe se e ka tejkaluar çdo gjë me kurajo.

“Gëzon shëndet të plotë, e ka tejkaluar çdo gjë me kurajo dhe e ka shfaqur këtë gjë jo vetëm përgjatë protestës, por edhe gjatë konferencës që pati me gazetarët për të sqaruar të gjithë atentatin e ndodhur ndaj tij që ishte një akt i pastër kriminal politik. Nga vëzhgimet e mia ishte një çarje poshtë syrit dhe në pjesën anash hundës në të njëjtin krah. Ato dëmtimet e tjera janë protokolle mjekësore që realizohen për të parë në mos goditja ka prekur edhe pjesën kockore të fytyrës”, u shpreh Boçi.

luçiano boçi

Sondazh

Poll