Aktualitet

A do të marrin shpërblim efektivët? Rrumbullaku: Bën detyrën e tyre, motivimi është suksesi

I pyetur gjatë konferencës së sotme, Rrumbullaku tha se efektivët kanë bërë detyrën e tyre dhe se motivimi është suksesi.

6 Dhjetor 2022, 17:43 Nga I.A
A do të marrin shpërblim efektivët? Rrumbullaku: Bën
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se efektivët e Policisë që u morën me sigurinë e Samitit të sotëm në Tiranë nuk do të marrim shpërblim. I pyetur gjatë konferencës së sotme, Rrumbullaku tha se efektivët kanë bërë detyrën e tyre dhe se motivimi është suksesi.

‘Nuk ka pasur asnjë incident në gjithë perimetrin e sigurisë. Ishin në krye të detyrën dhe gjithçka u përmbyll me sukses. Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Falënderoj gjithë punonjësit e policisë dhe falënderim të posaçëm për qytetarët. Policia e Shtetit mori masat për të garantuar samitin," tha Rrumbullaku.

muhamet rrumbullaku samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll