Aktualitet

Zjarr në një pallat në Tiranë, Policia jep detajet e para nga ngjarja

Zjarri është përhapur edhe në katet e mëposhtme, por fatmirësisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

6 Dhjetor 2022, 16:59 Nga k.m.
Zjarr në një pallat në Tiranë, Policia jep detajet e para
Pamje nga zjarri në Tiranë

TIRANË- Një apartament në katin e fundit të një pallati 4-katësh në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e të martës. Zjarri është përhapur edhe në katet e mëposhtme, por fatmirësisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit nuk ka pasur persona brenda dhe as të lënduar.

Ndërkohë ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë apartament, ndërsa vijojnë hetimet nga grupi hetimor që paraprakisht dyshohet se nuk është i qëllimshëm. 

"Tiranë/Informacion paraprak/ Më datë 06.12.2022, në rrugën "Ali Visha", ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit J. T., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,"-bëri me dije në njoftimin e saj Policia e Shtetit.

tirane

Sondazh

Poll