Aktualitet

Teatri Kombëtar, regjisori Çipa publikon planprojektin: Do ketë 1 sallë jo 3 siç tha Rama

Me anë të një postimi në Facebook, Çipi shkruan se teatri i ri do të ketë vetëm një sallë me 581 vende dhe jo tre salla siç deklaroi kryeministri Rama

6 Dhjetor 2022, 17:43 Nga I.A
Teatri Kombëtar, regjisori Çipa publikon planprojektin: Do ketë
Kastriot Çipi

TIRANË- Regjisori dhe ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Komedisë Kastriot Çipi ka komentuar projektin e ndërtimit të Teatrit Kombëtar. Me anë të një postimi në Facebook, Çipi shkruan se teatri i ri do të ketë vetëm një sallë me 581 vende dhe jo tre salla siç deklaroi kryeministri Rama. Po ashtu ai ka shkruar se sipas planprojektit të teatrit nuk do të ketë atelier dhe magazinë për kostumet, por do të prodhohen me PPP. 

Postimi i Plotë:

Fotografia e pare është pamja nga lart e sallës së Teatrit të ri Kombëtar. Sipas projektuesit, salla do të ketë 581 vende. Salla e projektuar nga Giulio Berte, që e shembën talebanët, kishte 800 vende. Pas mbylljes së katit të dytë të llozhave, kishte 530 vende. Kjo do të jetë salla e vetme e teatrit të ri, që sipas Qenit të Sulmit do të kishte tre salla me kapacitet shumëfish nga ai që kishte teatri i vjetër. Lajmi më i rëndësishem eshte se Bjarke Ingels, arkitekti i famshëm danez, është klonuar ose ka rilindur, por në çdo rast, ai është bërë dy persona, të dy arkitektë, që quhen P. Kajmaku dhe O. Zoto.

E mbani mend si hynit në sallën e Teatrit Kombëtar? Dy shkallë në portën e jashtme, pastaj holli i parë. Pa shkallë, dmth në të njëjtin nivel ishte holli i dytë. Dy shkallë të tjera për të kaluar nga holli i dytë për në sallë. Ju kujtohet? Tani harrojeni! Giulio Berte, arkitekti italian i Teatrit të vjetër ishte budalla. Këta gjenitë shqiptarë, P. Kajmaku dhe O. Zoto, kanë menduar që kur të shkoni në teatër, një rrugë e dy punë, të bëni edhe ngjitjen në mal (foto 2).

Doni të dini ku do të prodhohen dhe ruhen dekoret, rekuizitat dhe kostumet, në mungesë të ca mjediseve të quajtura atelier, zdrukthtari, rrobaqepësi, butafori, magazinë etj? Jua them unë: do të prodhohen me PPP, nga kompani private jashtë teatrit. Do të prokurohen fondet online në faqen e APP dhe do të pritet oferta më e lirë. Ndërsa për të ruajtur, aty ku ruhen edhe sot: te tunelet e ushtrisë, në repartin ushtarak të Bunkart 1, rrëzë Dajtit. Po studioj projektin, që të zbuloj se ku ndodhet ashensori i skenës. Nuk e kam gjetur ende. Mbase kanë menduar se skenografitë montohen si lego, që futen në xhep.

Teatri Kombëtar, regjisori Çipa publikon planprojektin: Do ketë
Postimi

kastriot Çipi teatri kombetar

Sondazh

Poll