Aktualitet

Muhamet Rrumbullaku: Mjeku i Gert Shehut po jep shpjegime pranë autoriteteve të Policisë Gjyqësore

Muhamet Rrumbullaku tha se ajo ishte e shpërndarë nga vetë familjarët. Po ashtu, shtoi se mjeku po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. 

6 Dhjetor 2022, 18:12 Nga k.m.
Muhamet Rrumbullaku: Mjeku i Gert Shehut po jep shpjegime pranë
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku në një deklaratë për mediat ka përgënjeshtruar akuzat e Sali Berishës së sulmuesi ndaj tij Gerti Shehu është punonjës i policisë kriminale. Lidhur me kartelën shëndetësore që u shpërnda në media, kryepolici Muhamet Rrumbullaku tha se ajo ishte e shpërndarë nga vetë familjarët. Po ashtu, shtoi se mjeku po merret në pyetje lidhur me ngjarjen. 

"Kartela u shpërnda nga vetë familjarët në media. Mjeku Sadik Lala po jep shpjegime pranë autoriteteve të Policisë Gjyqësore,"-tha në fjalën e tij Muhamet Rrumbullaku.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë. 31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së. 31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi. Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll