Aktualitet

‘Më fol për atë vajzën’/ I gjuajti grusht Berishës, qarkullojnë video të autorit në Tik-Tok: Iku me elefantin rus ajo

Personi që e filmon, e pyet për një vajzë, dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.

6 Dhjetor 2022, 18:08 Nga A.B
‘Më fol për atë vajzën’/ I gjuajti grusht
Gerti Shehu

TIRANË- Personi në foto është Gerti Shehu, 31-vjeçari i cili qëlloi mesditën e sotme me grusht, kryedemokratin Sali Berisha. E gjithë ngjarja u bë e madhe dhe reagimet ishin të shumta, përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama. Në rrjet, momenti i grushtit u shpërnda masivisht. Mirëpo jo vetëm kjo. Persona të ndryshëm, kanë postuar video të Shehut, i cili është duke biseduar me një person tjetër. Personi që e filmon, e pyet për një vajzë, dhe përgjigja e Shehut është se ajo u largua me një elefant rus.

BISEDA:

Gerti Shehu: Këtë paketën do ta ndaj me atë çunin dhe 10 cigaret e ngelura nuk do ti pi më! Këto janë 10 të fundit!

Djali që e filmom: Më fol për atë gocën që po flisje!

Gerti Shehu: Iku ajo me elefantin rus!

Djali që e filmon: Sheh Lizën ti në botën e çudirave!

Në një video tjetër, ai shihet duke recituar një vjershë. 

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht. kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.

gerti shehu dhunohet berisha ne proteste

Sondazh

Poll