Bota

Statusi kandidat për Bosnje Hercegovinën, Michel: Po punojmë që të ndodhë javën tjetër

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Samitin e BE në Tiranë, Michel u shpreh se presidenca çeke po punon fort që kjo të arrihet gjatë javës së ardhshme.

6 Dhjetor 2022, 16:43 Nga d.a.
Statusi kandidat për Bosnje Hercegovinën, Michel: Po punojmë
Michel

TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka folur dhe për integrimin e Bosnje Hercegovinës në komunitetin europian.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Samitin e BE në Tiranë, Michel u shpreh se presidenca çeke po punon fort që kjo të arrihet gjatë javës së ardhshme.

"Presidenca ceke po punon fort, që javës tjetër të ndodhë. Nuk dua që ti dal punës përpara, shpresoj që të ketë sinjale të mira që do vijnë."- tha michel.

charles michel samiti i be 6 dhjetor 2022 statusi kandidat i bosnjes

Sondazh

Poll