Bota

Vdes në burgun e Serbisë shqiptari Artan Zyberi, në gjoksin e tij zbulohet tatuazhi i Adem Jasharin dhe emblema e UÇK-së

Sipas, Nexhat Zymberit gjithçka ka nisur një vit më parë, kur Artani  ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa medikamenteve që dyshohet se ishin të jashtëligjshme. 

6 Dhjetor 2022, 10:21 Nga a.l
Vdes në burgun e Serbisë shqiptari Artan Zyberi, në gjoksin e tij
Artan Zyberi

SERBI- Në trupin e shqiptarit nga Peja, Artan Zyberit që vdiq 6 ditë më parë në burgun e Serbisë janë zbuluar dy tatuazhe, një ajo e Adem Jaharit dhe tjetra emblema e UÇK-së, duke shtuar dyshime nga familjarët e tij se është vrarë pikërisht për 'gëdhendjen' e këtyre simboleve në trup.  Xhaxhai i të njderit ka treguar sesi i riu shqiptar që jetonte në Norvegji përfundoi në burgun e Serbisë. Sipas, Nexhat Zymberit gjithçka ka nisur një vit më parë, kur Artani  ishte arrestuar nga policia, për posedim të disa medikamenteve që dyshohet se ishin të jashtëligjshme. Zymberajt i ishte caktuar masa e burgimit për 3 vite, por që sipas tij, ai do të transferohej në Norvegji pas muajit dhjetor. Prej një viti i riu shqiptar ishte në burg, por që sipas Nexhatit, brenda këtij viti asnjëherë nuk kishin pasur kontakt me Artanin, e as nuk ishin takuar pasi që gjithmonë arsyetimi i burgut kur kanë kontaktuar familjarët për të pyetur për Artanin kanë qenë: ja djali nuk po do me folë, ja nuk është aty, ja është në ushtrime. I gjithë dyshimi i tyre për vdekjen e Artanit është sepse ai kishte tatauazh, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, dhe ka pasur edhe emblemen e UÇK’së.

"Na sipas informatave të prifitit që na ka tregu, na ka jep lajmin që djali ka vdekur në burgun Mitrovicës Sremit. (Sremska Mitrovica) Prifti norvegjez, se këtu në Novergji prifit zakonisht i jep informatën që ka ndërruar jetë. Sigurisht përmes konsulatës ka ardh ky informacion, unë nuk kam qenë aty ku ka ardhur ky informacion. Çka po di unë, e kanë nxonë me do tableta, hapa, nuk e di as vet me çfarë hapa dhe u burgos atje. Dhe madje e kanë dënu 3 vjet. Ai ka nejt që 1 vit e diçka, ai ka pas mu transferu në shtetin norvegjez, sepse ai shtetas norvegjez dhe kështu mas vitit të ri ka pasë që ky ka mu transferu në Norvegji me kry burgun, tha ai për Periskopin. Ka qenë në burgun Sremska Mitrovica. Është burg i serbëve. Unë kam këqyrë gjithkah nëpër informata, kjo ngjarje ka pas ndodhur para 1 jave, ku kish pas ndodhur një zjarrë aty, kurse 4 gardianë janë lëndu edhe dy të burgosur janë dërguar në Novi Pazar duke u shëruar. Ku nuk e dimë a ka mundur të ketë qenë edhe ky pjesë e kësaj ngjarje. Që 1 vit as kontakt, ja djali nuk po do me folë ja nuk është aty ja është në ushtrime. Që 1 vjet nuk kemi pasur kurrëfarë kontakti. Na po dyshojmë se ky ka pasur, tatu, Adem Jasharin në gjoks, Skëndërbeun në tjetrën anë, shqiponjën, ka pasur edhe emblemen e UÇK’së. Ky nuk e ka ditur as gjuhën serbe se ai u lind e rritur në Norvegji. Kanë dyshime se serbët gjithçka bojnë", tha xhaxhai i të riut. 

Sipas mediumit norvegjezvg.no, Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka qenë në dijeni që një shtetas norvegjez ka vdekur në Serbi. Kështu i kishte thënë mediumit këshilltari i lartë i ministrisë, Lars Gjemble. Përveç ndarjes së informacionit se janë informuar të afërmit e tij, Ministria e Jashtme nuk ka mundur të jap më shumë detaje. Vdekjen e Artan Zymberit, e ka konfirmuar vet babai i të ndjerit./ Dosja.al

artan zyberi vrasja e shqiptarit ne burgun e serbise

Sondazh

Poll