Politike

Protesta e opozitës, protestuesit nisin marshimin Drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit'

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhen ende në selinë blu dhe po diskutojnë në lidhje 

6 Dhjetor 2022, 11:53 Nga F.M
Protesta e opozitës, protestuesit nisin marshimin Drejt Bulevardit
Protesta

TIRANË- Protesta e Opozitës ka nisur! Protestuesit kanë nisur marshimin në drejtim të bulevardit 'Dëshmorët e Kombit'. Me një banderolë-mesazh për Evropën, ata kanë filluar të ecin."Evropë na hidh një jelek shpëtimi", thuhet në banderolën që mbajnë në dorë protestuesit. Kryedemokrati Sali Berisha dhe Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhen ende në selinë blu dhe po diskutojnë në lidhje me protestën.


Protesta e Opozitës pritet të nisë në orën 12:00. Qindra protestues janë nisur nga rrethe drejt Tiranës me autobusë. Pjesa më e madhe e protestuesve janë nisur mbrëmjen e djeshme dhe një pjesë tjetër janë nisur sot me mjetet e tyre private. Ndërkohë Tirana është e 'blinduar' totalisht duke qenë se po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. I gjithë perimetri i sigurisë është 'blinduar' nga forca të shumta policie. Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" që ishte dhe synimi i PD-së është i rrethuar me barriera metalike. Uniformat blu janë të panumërt ndërkohë që në tarracat e çdo godine ka gjithashtu forca sigurie me snajper. 

protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2022, 11:10 k.m.

PAMJET- Macron vjen me helikopter në Shqipëri

TIRANË- Dosja.al siguron pamje nga momenti kur kaloi delegacioni francez. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Dosja.al, presidenti francez E...