Politike

Negociatat me BE-në, Cakaj i bindur: Kemi konfirmim paraprak që do jetë përgjigje pozitive

5 Shtator 2019, 09:39 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në, Cakaj i bindur: Kemi konfirmim paraprak që do

TIRANË- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka zhvilluar sot një interpelance me ekspertë të fushës së integrimit dhe me studentë. Gajtë bashkëbisedimit me studentët ka folur dhe për rrugën se ku ndodhet Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Cakaj tha se drejtësia është një ndër shtyllat kryesore që do të ndihmojë Shqipërinë drejt integrimit të plotë në BE.

Ne kemi një konfirmim paraprak politik të Komisionit. Shqipëria qëndron në avantazh dhe me shpresa për hapjen e negociatave me BE. Ky është një proces që nuk varet vetëm nga ana e Shqipërisë, por edhe e zhvillimeve të tjera në Evropë.Ne jemi duke punuar jo vetëm për të hapur negociata, por për të qene në pozicionin e duhur edhe pasi të hapen negociatat.

Ne nuk mund të operojmë mbi situata me pikëpyetje, por ne jemi  të angazhuar për hapjen e negociatave në tetor. Shqipëria dhe Maqedonia duhet të hapin negociata në të njëjtën kohë, por këtu nuk duhet harruar se ekziston edhe një pako e bashkimit europian, e cila bazohet mbi kushtet e arritura”, u shpreh Cakaj.

Më tej ai tregoi se kushtet integruese nuk janë vetëm në dorën e Shqipërisë, por është produkt edhe i zhvillimeve brenda vendeve të unionit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike cakaj ne interpelance celja e negociatave me be gent cakaj hapja e negociata per shqiperine cakaj ne interpelance celja e negociatave me be gent cakaj hapja e negociata per shqiperine

Sondazh

Poll