Politike

Pampuri denoncon: Tekstet shkollore kushtojnë sa gjysma e rrogës së prindërve, 80 mijë lekë vetë klasa e 7-të

5 Shtator 2019, 09:35 Nga DOSJA
Pampuri denoncon: Tekstet shkollore kushtojnë sa gjysma e rrogës

Tiranë- Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri ka denoncuar së fundmi se librat e nxënësve të shkollës janë shumë të shtrenjta për t’u blerë. Sipas saj tekstet shkollore kushtojnë sa gjysma e një rroge prindi.

Ish-deputetja thekson më tej se vetëm librat e klasës së 7 kushtojnë 80 mijë lekë të vjetra.

Reagimi i plotë:

Viti i ri shkollor, nje hall me teper ne listen e gjate te problemeve social-ekonomike te familjeve shqiptare.

Skemat e mashtrimit te kesaj qeverie nuk kane te sosur, nje nder to eshte edhe ajo me tekstet shkollore, te cilat prinderve u kushtojne sa gjysma e pages ne rastin me te mire kur ata jane te punesuar, e ne rastet kur jane me ndihme ekonomike, pra kane patur fatin e mire ta perfitojne ate, mes shume peripecive, librat u kushtojne sa thuajse tre fishi i saj. Dhe me konkretisht librat per klasen e shtate kushtojne 8061 leke te reja, le t’i shtojme kesaj shume edhe mjetet e shkolles, te cilat kane nje vlere me vete, fillimi i vitit te ri shkollor shnderrohet ne makth per prinderit, te cilet nuk kane asnje alternative tjeter vecse t’i blejne me cdo kosto.
Vitin e kaluar u trumbetua fort nisma per tekste shkollore falas, hap qe ishte i deshtuar qe ne fillim me propozimin e ‘riciklimit’ te teksteve duke i kaluar ato tek njeri tjetri vit pas viti me kushtin qe te ishin te pashenuara e pademtuara, ky nje rikthim 35 vite me pare. Asnje hap perpara, vec rikthim pas, per qytetaret e pasuri marramendese per nje grusht njerezish rreth mashtruesit ne krye te vendit. Sikur te mos mjaftonte pamundesia, per t’i veshur mire, per t’i ushqyer mire, per t’i ofruar nje jete e femijeri dinjitoze, sot prinderve shqiptare i eshte shtuar edhe kosto e shkollimit ne arsimin e detyruar nentevjecar, si nje hall me shume ne listen e gjate te halleve qe po ua bejne jeten te pamundur cdo dite e me shume ne kete vend.
Asnje hap pas, per te larguar kete qeveri mashtruesish e per t’i rikthyer dinjitetin e shpresen qytetareve te ketij vendi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike orjola pampuri tekstet shkollore orjola pampuri tekstet shkollore

Sondazh

Poll