Aktualitet

Çfarë po ndodh?! Pesë ish-anëtarë të MEK hyjnë në grevë urie në Karreç (EMRAT)

Sipas të dhënave bëhet e ditur se iranianët gëzojnë leje qëndrimi të rregullt, ndërkohë Fax Web ka mundur të sigurojë disa foto nga ambienti ku ata po zhvillojnë grevën.

5 Dhjetor 2022, 23:09 Nga k.m.
Çfarë po ndodh?! Pesë ish-anëtarë të MEK
Iraniani në grevë urie

TIRANË- Pesë iranianë, ish-anëtarë të MEK, kanë hyrë në grevë urie në Karreç. Ata janë mbyllur në Karrec më 11 nëntor, ndërsa sot kanë nisur grevën e urisë. Këta persona pretendojnë se Policia i ka mbyllur pa të drejtë, por nuk dihet ende se çfarë kërkesash kanë.

Sipas të dhënave bëhet e ditur se iranianët gëzojnë leje qëndrimi të rregullt, ndërkohë Fax Web ka mundur të sigurojë disa foto nga ambienti ku ata po zhvillojnë grevën.

Çfarë po ndodh?! Pesë ish-anëtarë të MEK

Fax Web ka mësuar emrat e tyre, ndërsa ato janë:

-Hassan Heyrani
-Gholamreza Shekari
-Mehdi Soleimani
-Hassan Shahbazi
-Ali Hajari

Këta pesë persona kanë ardhur në Shqipëri si pjesë e iranianëve të Manzës, por më pas janë ndarë sepse duan të vazhdojnë jetën normale. Pas kësaj, Policia i ka ka thirrur në Laprakë dhe më pas i ka vendosur në Karreç, qendra për emigrantët e paligjshëm./FAX

mek iranianet greve ne karrec

Sondazh

Poll