Aktualitet

Apeli kthen për rihetim dosjen e vrasjes së Jurgen Kurtit: Të hetohen 3 të dyshuarit

Vendimi i marë nga gjyqtarja Alma Ahmeti, detyron prokurorinë e kryeqytetit të riçelë sërisht hetimet për tre personat e akuzuar fillimisht, për këtë ngjarje si Alesio Berberin, Olsi Qalliaj dhe Klodian Banen.

5 Dhjetor 2022, 20:37 Nga A.B
Apeli kthen për rihetim dosjen e vrasjes së Jurgen Kurtit: Të
Jurgen Kurti

TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë ka kthyer në prokurori për plotësim hetimesh dosjen penale që flet për vrasjen e Jurgen Kurtit, ngjarje kjo e ndodhur në muajin mars 2019 në Tiranë. Vendimi i marë nga gjyqtarja Alma Ahmeti, detyron prokurorinë e kryeqytetit të riçelë sërisht hetimet për tre personat e akuzuar fillimisht, për këtë ngjarje si Alesio Berberin, Olsi Qalliaj dhe Klodian Banen.

Berberi akuzohej nga prokuroria për “Mbajtje pa lejë të armëve”, Olsi Qalliaj për “Moskallëzim Krimi” dhe Klodian Bane për “Përkrahje të autorëve të krimit”. Por këto akuza për tre personat janë pushuar nga gjykata e Tiranës, e cila dënoi me 16 vjet burgim si autor të vrasjes së Jurgen Kurtin, vetëm 23-vjeçarin Elsi Levendi.

Gjyqtarja Ahmeti ka vendosur që dosja ndaj tre personave të kthehet për rihetim dhe tashmë do jetë prokurori Arian Përmeti, ai që do konkludojë nëse tre emrat e mësipërm do merret ose jo të pandehur.

Vrasja e Jurgen Kurtit i njohur në Tiranë si “Menaxheri i Vipave” u krye në zonën e sheshit “Willson”, ku qëllua me 17 plumba automatiku. I vetmi person i dënuar për këtë ngjarje, Elsi Levendi, deklaroi në prokurori se kishte dëgjuar krismat e armës dhe nga zona ku ndodhej mori menjëherë taksi për tu larguar.

jurgen kurti

Sondazh

Poll