Aktualitet

'I rrëzova, arma u shkrep pa dashje...'/ Qëlloi me armë zjarri egjiptianin, zbulohet identiteti i policit në Kukës. 3 gëzhoja në terren

Kyvet Balaj është pezulluar nga detyra e tij. Por ende nuk është e qartë sesi ka ndodhur ngjarja.

5 Dhjetor 2022, 19:32 Nga k.m.
'I rrëzova, arma u shkrep pa dashje...'/ Qëlloi me armë
Foto ilustruese

KUKËS- Kyvet Balaj është efektivi i Policisë së Shtetit që qëlloi me armë zjarri refugjatin në Milot - Kukës, në vendin e quajtur “Rubik”, duke i shkaktuar një plagë në brinjë, por fatmirësisht nuk i rrezikoi jetën. Për efektivin 29-vjeçar kanë nisur hetimet pasi deri më tani, ndërsa derisa Agjencia e Mbikqyrjes Policore të dalë në një përfundim, Balaj është pezulluar nga detyra e tij. Por ende nuk është e qartë sesi ka ndodhur ngjarja. E gjitha nisi pasi të riut i kishte marrë vëmendjen një furgon Volksëagen, i cili ecte me shpejtësi dhe në mënyrë jo të rregullt, ndaj dhe u vu në ndjekje të tij, së bashku me kolegët "Shqiponja". 

Teksa ndiqnin furgonin poshtë nënkalimit të fshatit Mamës-Kukës, pas rreth 100 metrash, drejtuesi i mjetit Klevis Gjoni ndaloi dhe tentoi që të largohej me vrap, e po ashtu edhe të tjerët që ndodheshin në të njëjtin mjet me të. Në këtë moment, punonjësi i policisë ka nxjerrë armën dhe pasi ka qëlluar dy herë në ajër ka vazhduar ndjekjen e tyre, por duke qenë terren i vështirë me shkurre dhe lagështirë dhe në kushtet e errësirës është penguar. Ndaj dhe justifikohet se: kishte kryer qitje të pavullnetshme me pistoletën që mbante në dorë. Për pasojë, është plagosur shtetasi egjiptian M. H. G, i cili ka marrë një plagë me armë zjarri në pjesën e shpinës.

Përveç egjiptianit Muhamet Harbi u plagos me armë zjarri, ndërsa i plagosur ishte dhe shoferi, i cili pësoi lëndime të lehta pasi u rrëzua nga një lartësi rreth 3 metra gjatë ndjekjes nga ana e punonjësve të Policisë. Pasi kanë marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Kukësit, ata janë përcjellë për në Spitalin e Traumës Tiranë dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 të gëzhoja "GLOK" që i përkasin armës së punonjësit të Policisë.

 

kyvet balaj polici plagos egjiptianin ne morine

Sondazh

Poll