Aktualitet

Falsifikonin gjobat brenda sistemit, arrestohet specialisti në policinë Rrugore, nën hetim një efektive, pranga edhe sekserit

Në pranga është vënë efektivi Arion Bardhi, specialist pranë policisë rrugore, ndërsa në gjendje të lire është proceduar kolegia e tij Mirela Hoxha.

5 Dhjetor 2022, 22:33 Nga k.m.
Falsifikonin gjobat brenda sistemit, arrestohet specialisti në
Foto ilustruese

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një efektiv policie, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Dy efektivët e Policisë së Shtetit akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Në pranga është vënë efektivi Arion Bardhi, specialist pranë policisë rrugore, ndërsa në gjendje të lire është proceduar kolegia e tij Mirela Hoxha.

Dy kolegët kundrejt shumave të parave nga qytetarët e ndryshëm kishin falsifikuar dhe kishin ndryshuar gjobat brenda sistemit të Policisë Rrugore. E duke qenë se kishin akses në sistemin e Policisë Rrugore, Bardhi dhe Hoxha, pasi siguronin paratë si ryshfet arrinin që gjobat e papaguara ti kthenin në të paguara. Në pranga gjithashtu është vënë dhe sekseri i dy efektiveve, Erion Brako.

Ky i fundit u merrte paratë nga qytetarët me qëllim fshirjen e gjobave nga sistemi, ndërsa më pas paratë që merrte i ndante me efektivët e policisë rrugore.

arion bardhi mirela hoxha erion brako

Sondazh

Poll