Aktualitet

Data 8 nis me ankand- Duke nisur me nga 110 mijë euro mund të blihen apartamente në Durrës

"Durrës Yachts & Marina" është një faqe në Facebook që është duket se është sponsorizuar gjërësisht dhe po shfaq reklama për apartamentet.

5 Dhjetor 2022, 21:50 Nga k.m.
Data 8 nis me ankand- Duke nisur me nga 110 mijë euro mund të blihen
"Durrës Yachts & Marina"

DURRËS- Duke nisur nga 8 dhjetori do të nisë shitja e apartamenteve të reja që do të ndërtohen në portin e Durrësit. "Durrës Yachts & Marina" është një faqe në Facebook që është duket se është sponsorizuar gjërësisht dhe po shfaq reklama për apartamentet.

Data 8 nis me ankand- Duke nisur me nga 110 mijë euro mund të blihen

Nga ora 8 e mëngjesit do të mund të blihen apartamente duke nisur nga shifra e 110 mijë eurove, e më pas çmimi ndryshon në varësi të lokacionit të godinës dhe metrave katrorë. Por deri më tani edhe pse reklamë është shpërndarë gjërësisht në rrjet, nuk ka asnjë përgënjeshtrim nga ana e maxhorancës. Ndërsa opozita prej kohësh po e denoncon shitjen e apartamenteve, duke shtuar se ka nisur që pa kaluar marrëveshja e Muhammed Alabbar për portin e Durrësit në Kuvendin e Shqipërisë.

Projekti Durrës Yacht & Marina ka marrë statusin strategjik, pas të cilit shteti shqiptar u bë bashkë-aksioner, pasi në dispozicion të projektit u vunë 80 hektarë tokë shtetërore.

Fillimisht u deklarua se projekti do të ndërtohej nga kompania e njohur e Emirateve Arabe, Dubai, por më pas në Qendrën Kombëtare të Biznesit është regjistruar si zhvilluese shoqëria offshore Symphony Real Estate Development. Paralelisht me këtë projekt, parashikohet të kryhet dhe zhvendosja e Portit të Durrësit në Porto Romano, një proces që pritet të zgjasë me vite.

Fillimisht, sipas zhvilluesve të projektit, do të ndërtohen dy godina në zonën pranë Urës së Dajlanit, e cila është aktualisht tokë pranë detit e papërdorur nga Porti dhe që pritet të rehabilitohet e të ndërtohet një miniqytet.

porti i durresit shiten apartamentet ne portin e durresit

Sondazh

Poll