Politike

Pritet të marrë mandatin e deputetit nga Belind Këlliçi, Asllan Dogjani: Do përfaqësoj denjësisht qytetarët e Kamzës

Asllan Dogjani tha se do i përfaqësojë denjësisht qytetarët që e kanë votuar.

5 Dhjetor 2022, 21:12 Nga k.m.
Pritet të marrë mandatin e deputetit nga Belind Këlliçi,
Asllan Dogjani

TIRANË- Asllan Dogjani pritet të marrë vendin e deputetit në Kuvend, pasi Belind Këlliçi do të lërë mandatin e deputetit për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, Dogjani tha se do i përfaqësojë denjësisht qytetarët që e kanë votuar.

“Sigurisht që do përfaqësoj denjësisht ata burra e gra të rinj e të reja të Kamzës dhe do bëj gjithçka në mbrojtje të drejtave të tyre”, tha Dogjani.

Ky i fundit, ishte një nga kundërshtarët e Primareve e tha se ishte Turp për ne demokratët që vidhnin votat e njëri-tjetrit, por duket se mandatin e Këlliçit do ta pranojë. 

asllan dogjani

Sondazh

Poll