Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë/ Thuajse gati Pallati i Kongreseve, tapeta të kuq dhe motive sixhadesh në logo, montohet edhe fonia

Pastrimet e fundit po bëhen tek Pallati i Kongreseve, ndërsa ambientet e brendshme janë mbushur me "booths" nga ky liderët europiane do të japin prononcimet e tyre për mediat shqiptare dhe të huaja.

5 Dhjetor 2022, 16:56 Nga k.m.
Samiti i BE në Tiranë/ Thuajse gati Pallati i Kongreseve, tapeta
Pamje nga përgatitjet

TIRANË- Pallati i Kongreseve po bëhet gati për të pritur që do zhvillohet nesër në Samitin mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Shqipëri. Pastrimet e fundit po bëhen tek Pallati i Kongreseve, ndërsa ambientet e brendshme janë mbushur me "booths" nga ky liderët europiane do të japin prononcimet e tyre për mediat shqiptare dhe të huaja. Po ashtu, ka edhe stenda dhe podiume, të gjitha të dekoruara me motivet e sixhadeve, ashtu si edhe në logon kryesore të samitit. 

Ndërkohë që jashtë, po pastrohet, është bërë gati tapeti i kuq për t'u shtruar; fonia po bëhet gati; ndërkohë që nuk mungojnë njerëzit e ndarë në grupe që delegojnë punën tek të gjithë punjësit që gjithçka të jetë gati për nesër. Në podiumet e ngritura sot, nesër do të diskutohet lidhur me pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

E gjitha, gati për nëser pasi aktiviteti nis në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp. Samiti do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie, ndërsa deri më tani është lajmëruar se protestuesit nuk do të lejohen brenda perimetrit të sigurisë së Samitit.

pallati i kongreseve

Sondazh

Poll