Aktualitet

FOTOLAJM- Samiti i BE kthen Tiranën kuq e blu, gati të presë Europën/ "PËRFAQËSUES" shqiptarë Ismail Kadare dhe Josuf Vrioni

Në të dyja anët e rrugës ishin vendosur foto të personaliteteve të njohura, për Shqipërinë Ismail Kadare dhe Josuf Vrioni.

5 Dhjetor 2022, 16:34 Nga k.m.
FOTOLAJM- Samiti i BE kthen Tiranën kuq e blu, gati të presë
Foto ilustruese

TIRANË- Po priten liderët e vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë. Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' është dekoruar me flamuj kuqezi dhe të BE-së, që lidhen në mes në formë fjongoje. Por jo vetëm kaq. Në të dyja anët e rrugës ishin vendosur foto të personaliteteve të njohura, për Shqipërinë Ismail Kadare dhe Josuf Vrioni. Ndërsa nga ana tjetër ishin vendosur fotot e liderëve të huaj, që kanë shkuar histori: Helmut Kohl, Jean Monnet, Charles de Gaulle, Altiero Spinelli.

E gjitha, gati për nesër pasi aktiviteti nis në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp.

Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. E gjitha do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie, ndërsa deri më tani është lajmëruar se protestuesit nuk do të lejohen brenda perimetrit të sigurisë së Samitit.

protesta e opozites 6 dhjetor 2022 samiti i be 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll