Aktualitet

E RËNDË në Morinë/ Egjiptiani qëllohet me armë në brinjë nga Policia shqiptare, po e ndiqnin këmba-këmbës. Nisin URGJENT hetimet

Në kuadër të këtij operacioni disa persona janë vënë në pranga.

5 Dhjetor 2022, 16:09 Nga A.B
E RËNDË në Morinë/ Egjiptiani qëllohet me armë
Foto ilustruese

KUKËS- Efektivi plagos një shtetas egjiptian. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme gjatë një operacioni të policisë për kapjen e personave që po transportonin 13 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës. Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur efektivi plagosi egjiptianin me inicialet M.H. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Personi i plagosur mësohet se ka marrë plagë në brinjë. Ai është transportuar në spital, mirëpo ende nuk dihet sesi është gjendja aktuale e tij.

Në kuadër të këtij operacioni, policia vuri në pranga një person me inicialet K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij u bë për veprën Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”. Ndërkohë, policia shpalli në kërkim personat:-E.M. lindur në Fier; dhe -E.H lindur në Fier. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

“Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm” dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”, Prokuroria Kukës arreston 1 shtetas, nis procedim penal për një punonjës policie Sot, më datë 05.12.2022 Drejtoria rajonale AMP Dibër/Kukës në bashkëpunim me shërbimet policore të DVP Kukes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: K.Gj. banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi, është bërë për V. Penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm e kryer në bashkëpunim” si dhe “Kundërtim të punonjësve të policisë”.

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:

-E.M. lindur në Fier; dhe

-E.H lindur në Fier.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po trasportonin drejt Kosovës 13 shtetas të huaj nga vendet e treta MENA.

Me cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet fugon Ëolksvagen i marrë me qera. Gjatë operacionit policor për neutralizimin e autorëve të sipërpërmendur është plagosur një shtetas i huaj (klandestin) me inicialet M.H, me kombësi egjyptiane. Lidhur sa më sipër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës ka urdhëruar fillimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë së DVP Kukës K. B., i cili ka qenë pjesë e operacionit policor, për veprën “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 K. Penal. Po punohet për sqarimin e rrethanave të çështjes.

plagoset siriani operacion ne morine

Sondazh

Poll