Aktualitet

FOTOLAJM- Nis bllokimi i rrugëve dhe mbyllja e bizneseve tek "zona e kuqe", shtyllat e tensionit lyhen me graso tek Kryeministria

Në rast se protesta lejohet të zhvillohet edhe në Bulevard, janë lyer me graso të gjitha shtyllat pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa kudo ka punonjës së Policisë së Shtetit.

5 Dhjetor 2022, 16:47 Nga k.m.
FOTOLAJM- Nis bllokimi i rrugëve dhe mbyllja e bizneseve tek "zona e
Shtylla me graso

TIRANË- Një ditë para nisjes së samitit të Bashkimit Europian që do të mbahet në Tiranë, përveç "zbukurimeve" po aplikohen edhe masat e sigurisë. Në rast se protesta lejohet të zhvillohet edhe në Bulevard, janë lyer me graso të gjitha shtyllat pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa kudo ka punonjës së Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe ekspertë të huaj të sigurisë që po orinetojnë punën në terren. Po ashtu janë mbyllur edhe bizneset, pasi në këto zona do jetë e pamundur kalimi normal. 

E gjitha, gati për nesër pasi aktiviteti nis në orën 10:15, me mbërritjen e delegacioneve dhe pritjen zyrtare. Në orën 11:45 është planifikuar fotoja zyrtare. Në 12:15 programi vijon me seancën plenare dhe drekën e punës dhe në orën 14:30 me konferencën për shtyp.

Temat kryesore të diskutimit do të jenë pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës, intensifikimi i angazhimit politik, përforcimi i sigurisë dhe ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe adresimi i sfidave të paraqitura nga migrimi, lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. E gjitha do të zhvillohet në kushte të rrepta sigurie, ndërsa deri më tani është lajmëruar se protestuesit nuk do të lejohen brenda perimetrit të sigurisë së Samitit.

samiti i be 6 dhjetor 2022 protesta e opozites 6 dhjetor 2022

Sondazh

Poll