Aktualitet

Samiti i BE në Tiranë, Universiteti Politeknik i Tiranës shpall pushim datën 6 dhjetor

Në njoftimin e Universitetit thuhet se duke qenë se godina gjendet brenda perimetrit të zonës së kuqe është vendosur që dita e nesërme të jetë pushim. 

5 Dhjetor 2022, 16:10 Nga d.a.
Samiti i BE në Tiranë, Universiteti Politeknik i Tiranës shpall
UPT

TIRANË- Universiteti Politeknik i Tiranës ka njoftuar sot se ditën e nesërme nuk do të zhvillohet mësim nëpër auditore për shkak të mbajtjes së Samitit të BE në Tiranë.

Në njoftimin e Universitetit thuhet se duke qenë se godina gjendet brenda perimetrit të zonës së kuqe është vendosur që dita e nesërme të jetë pushim. 

Ndërkohë që në njoftim lajmërohen të gjithë studentët që mësimi i ndërprerë i datës 6 dhjetor do të zëvëndësohet me një ditë tjetër, e cila do të njofothet në vijim.

Duke nisur që sot, më 5 dhjetor do të bllokohen në mënyrë të pjesshme disa akse rrugore. Bllokimi i akseve është pjesë e protokollit të sigurisë dhe masave të marra nga Policia e Shtetit, një ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Tiranë. Nëser Tirana do të ‘blindohet’ e gjitha, madje kalimi pranë perimetrit të sigurisë tek “Air Albania” do të bëhet vetëm me kartë identiteti.

samiti i be 6 dhjetor 2022 universiteti politeknik

Sondazh

Poll